Inzagi duket se ka hequr dorë nga marrëzia e tij për të mos i dhënë hapësira Kristjan Asllanit. Çalhanoglu është i dëmtuar dhe në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Interit është pyetur nëse Asllani do të jetë zëvendësuesi i tij përballë Real Sociedadit. Inzagi ka konfirmuar se pikërisht lojtari i shqiptar do të zërë vendin e titullarit mbrëmjen e nesërme në Champions League.
“A do të luajë Asllani në vend të Çalhanoglusë së dëmtuar? Absolutisht që po, kam besim te Asllani. Është një lojtar i rëndësishëm. E mbajtëm afër, pasi e kërkonin shumë skuadra në verë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/