Investimet në fushat e futbollit, këtë herë te Besa e Kavajës: E meritojmë shtëpinë tonë

Në vitet e fundit ka një rritje të dukshme në investimet sa i përket stadiumeve të reja dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Mesa duket projekti i radhës i FSHF-së do të jetë për Besën e Kavajës.

Të paktën këtë lë të nënkuptohet kryetari i Bashkisë, Redjan Krali. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, teksa po vizitonin dhe shihnin më nga afër kushtet e stadiumit.

Gjithashtu theksohet se është diskutuar dhe arritur dakortësia që ky qytet të ketë një shtëpi më të mirë, pasi Besa nuk plotëson kushtet e licensimit për të zhvilluar aty ndeshjet e Kategorisë së Parë.

“Sigurisht që ne nuk mund ta linim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit,të na ikte pa vizituar dhe ambjentet e stadiumit. Diskutuam bashkë, dhe të gjithë ramë dakord që një qytet me traditë të shkëlqyer futbolldashëse si i yni, meriton absolutisht të përfaqsohet denjësisht në shtëpinë e vet”, shkruan Krali. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online