Investimet e FSHF/Vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në kompleksin ‘Shefqet Lamçja’

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan po vijon me punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në kompleksin sportiv ‘Sheqfet Lamcja’.

Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit,ndërsa paralelisht, po kryhen edhe punime në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato për të ofruar kushte sa më të mira për zhvillim lokal të komunitetit futbollistik.

FSHF dhe Bashkia Elbasan janë të angazhuara për të përfunduar sa më shpejt këtë projekt për të pasuruar kështu me një tjetër impiant sportiv këtë qytet.