Intervistat/ Trajneri i Luftëtarit pas humbjes së thellë: E kisha parashikuar, më vijnë shumë gjëra në mendje

Sapo janë mbyllur dy takimet e radhës të javës së 19 të Superiores. Teuta arriti që të fitonte me shifrat minimale 1-0 ndaj Bylisit në Durrës, ku vendosi goli i ardhur nga këmbët e Emiljano Vilës. Në përballjen tjetër, atë mes Tiranës dhe Flamurtarit, bardheblutë janë treguar të pamëshirshëm në fushën e lojës duke rrëmbyer kreun me fitoren e thellë 5-1. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni intervistat e trajnerëve për “Supersport” në përfundim të takimit:

Egbo (Tirana): “Ne i kemi vlerësuar në maksimum takimet që të mos përfundonim si Kukësi ndaj Luftëtarit. Llogaritë duhet të bëhen gjithmonë në mbyllje, ne duhet të përmbushim detyrën tonë. Tifoz për Partizanin sot? Jo, nuk mund të them kështu. Ne duhet të fitojmë takimin tonë dhe nuk duhet të merremi me llogaritë tani”.

Edi Martini (Teuta): “Ekipi kishte presion pas humbjes së fundit dhe ishte situata aspak e mirë. Kemi marrë një fitore shumë të merituar. Unë jam që hapat t’i bëjmë dalëngadalë dhe nuk shoh shumë larg. Objektivi ynë është realisht Europa, por pastaj duke parë dhe duke bërë. Për golin e Vilës nuk kam se çfarë them më tepër, ishte vërtet i bukur dhe me vlerën e tre pikëve”.

Nikolin Çoçlli (Luftëtari): “E kisha parashikuar një gjë të tillë dhe u kisha thënë lojtarëve të mi në analizë. Nuk duhej që të përfundonim kështu, pas asaj ndeshje me Kukësin. Megjithatë kemi luajtur mirë dhe djemtë kanë vrapuar. Sa i përket arbitrit, më vijnë shumë gjëra në mendje tani. Sa herë që futemi në stadium flasim: “Po këtë herë çfarë do të ketë?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *