Intervistat/ Polemikat për golin, Kristal Abazaj: E pashë topin që kaloi vijën

Kukësi ka arritur të fitojë sfidën me Partizanin që sapo është mbyllur në Air Albania me rezultatin 1-0. Ajo që ka vendosur fatin e këtij takimi ishte realizimi i Kristalit, që në minutën e 66 e ka dërguar topin në rrjetë mes shumë diskutimesh.

Kjo pasi topi duket në vijën fatale dhe nëpërmjet përsëritjeve të pamjeve nuk tregohet qartësisht nëse e ka kaluar vijën apo jo. Gjithsesi ishte menduar që për këtë takim të vendoseshin 6 arbitra për të ndarë një drejtësi të lartë dhe do të ishte pikërisht gjyqtari që ndodhej pranë portës dhe që kishte pamje shumë të qartë, i cili vendosi për akordimin e këtij goli. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Shpëtim Duro (Kukësi): “Ju duhet të shihni pak ata trajnerët e huaj që futen në fushë në çdo ndeshje dhe japin “shembullin më të mirë” për ne trajnerët shqiptarë. Me ato duhet të merreni ju. Sot ishte një ndeshje që duhej fituar me patjetër dhe kam kërkuar shfrytëzimin e krahëve. Mua më interesoi shumë ajo vendosja e Sormanit, me Çinarin që është sulmues shumë i mirë dhe qendronte shumë larg portës duke e pasur shumë të vështirë. Kjo më interesoi shumë mua. Presioni te Kukësi? Unë te zyrat e klubit kam shkuar vetëm kur marrë rrogën. Sa i përket golit të Abazajt, e ka kaluar vijën. Nuk dua të merrem shumë me golin, që mos të bëhemi si ata të Gjirokastrës që u morrën tërë javën me atë golin ndaj nesh dhe pastaj hëngrën 5 ndaj Tiranës. Ashtu si edhe prisja unë. Më e bukura është se më thonin që në minutë të 30 në Gjirokastër: “Hej, po na mohoet fitorja”.

Sormani (Partizani): “Ishte nj mëkat rezultati, kam parë kompaktsi te ekipi. Kukësi dëshironte që ta përgjumte ndeshjen. Pastaj ato 3 minutat shtesë që u dhanë ishin vërtet pak për mënyrën sesi erdhi ndeshja. Nuk më intereson rasti i golit të Abazajt, ne duhet që të përmirësohemi. Koha do të jetë në favorin tonë dhe shoh përmirësim, pasi kishim shumë mungesa. Koha punon për Partizanin dhe do të jemi në luftë për titullin deri në javët e fundit”.

Kristal Abazaj (Kukësi): “Për mua ai rasti që vendosi ndeshjen ishte gol, pasi e pashë topin të kalonte vijën. Në ndeshjen e fundit para Partizanit ishim në ditë të keqe. U munduam që ta harronim sa më shpejt të ishte e mundur. Ndjenjë e bukur që të shënosh dhe marrësh tre pikët në Air Albania. Por ky kampionat ka çudira dhe duhet të bëjmë kujdes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *