Java e 21-të e Kategorisë Superiore është hapur me duelin Teuta-Kukësi. Sfida e luajtur në Durrës ka përfunduar me shifrat e barabarta 2-2, me ekipet që ndajnë kështu nga një pikë me njëri-tjetrin. Dopieta e Dejvi Bregut nuk mjaftoi për durrsakët, teksa Eze dhe Tsindsadze barazuan për verilindorët. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistgët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.
Mirel Josa (Kukësi): “Më vjen keq që golin e dytë të avantazhit të Teutës e pësuam nga një naivitet i mbrojtjes sonë. Nuk ka mundësi që me një pas sa fillon loja nga 40 metrat, të shkosh në dyluftim me Grudën dhe të mos fitosh top. Pastaj ndryshoi loja. Nëse do ishim më bashkëpunues, me rastin e Ibrahimit mund ta mbaronim lojën. Por edhe mund ta humbnim me shtyllën në fund. Barazimi ishte i drejtë. Nuk erdhëm për barazim, sepse në pozitat që janë skuadrat nuk i hyn në punë askujt”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/