Intervistat/ “Nuk e deshi fati të shënoja”, Seferi flet për të ardhmen te Tirana: Kur të përfundojë kampionati…

Pak më parë janë mbyllur takimet e orës 13:00 të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Sigursishtë që e gjithë vëmëndja ishte e kthyer në Shkodër, atje ku në stadiumin “Loro Boriçi” luhej klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Bardheblutë kanë fituar me përmbysje në shifrat 1-2, duke i hapur telashe kuqebluve sa i përket luftës për titull. Ndërkohë Kastrioti ka barazuar 0-0 me Apoloninë, ndërsa Bylisi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun. Pas përfundimit të 90 minutave, vetë protagostët e takimeve kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas Goli” në Supersport.

Seferi (Tirana): “Me rëndësi ka rezultati. Luajtëm me një kuindërshtar shumë të fortë, jo më kot janë në krye. Rinovimi me Tiranën? Nuk e di. Do e shohim në fund çfarë do ndodhi. Jam i përqendruar te ndeshjet. Pasi  të përfundojë kampionati unë duhet të shkoj në Zvicër, pastaj do të merret vesh çfarë do të ndodhi për të ardhmen. Unë jam lojtar që kërkoj shumë hapësira. Kisha raste për të shënuar, por nuk e deshi fati. Por falë Zotit dhashë asist. Më shumë më përshtatet pozicioni i 9-shit”.

Brdariç (Vllaznia): “Jemi të zhgënjyer. Problemi ishte që gjërat nuk shkuan si menduam. Pasi shënuam golin, pësuam shumë shpejt. Kjo na nxorri jashtë planeve. Tirana ishte pak më e zgjuar dhe pak më e përgatitur në zonën e nxehtë. Kur humb një ndeshje nuk duket mirë. Duhet të përshtatemi me këtë. Jemi në një fazë të kampionatit ku duhet të jemi pak të kujdesshëm me atë çfarë themi. Duhet të analizojmë ndeshjen dhe të punojmë më fort. Askush nuk ka folur për kampion, askush nuk ka folur për diçka të veçantë. Ishim nga play out dhe arritëm shumë shpejt në krye. Sfida është shumë e vështirë për të mbajtur kreun. Unë duhet ti mbroj dhe ti kritikoj lojtarët e mi”.

Dovedan (Bylis): “Pavarësisht fitores së sotme, asgjë nuk ka përfunduar. Por ishte shumë e rëndësishme, na jep një shtysë më tepër. Ankesat e Memellit për penalltinë? Të gjithë kanë të drejtën e vetë të flasin. Nuk dua të futem në konflikte me kundërshtarin”.

Shehi (Tirana): “Pas ndeshjes i kam thënë lojtarëve: ‘A e kuptoni kush jeni’? Ishte një javë shumë e ngarkuar, për vetë faktin e kundërshtarit me të cilin luanim, një kundërshtar shumë i fortë. Edhe ndeshja me Kukësin ka qenë e mirë. Për shkak të terrenit nuk u shfaqën mirë. Te ndeshja e sotme, falenderoj Kristin që vjen pas një periudhe të gjatë pushimi, për shkak të fatkeqësisë dhe futet në lojë. Ndoshta ky modul mund të jetë edhe në vazhdim. Gara është shumë e fortë. Por duke pasur parasysh që ka shumë pikë në lojë do bëjmë maksimumin për të qenë vetëvetja.Mesazhe falenderimi nga Partizani?  Pas ndeshjes nuk e pashë telefonin. Kur fitojmë marrim shumë mesazhe, ndërsa kur humbim nuk i bie ndërmend njeriu, madje ka edhe nga ata që kalojnë në ofeza. Do jenë kënaqur shumë ata që janë poshtë, por ne shikojmë hallin tonë”.

Memelli (Skënderbeu): “Nuk jam i zhgënjyer me skaudrën, përveç faktit se humbën disa raste në pjesën e parë. Raste të tilla në një fushë si kjo e Ballshit nuk vijnë shpesh as për ekipet e mëdhaja, e jo më për një ekip si ne. Këta që japin penallti të tilla nga java në javë, që kërkojnë të na spostojnë nga rruga nuk kanë shanse. Përgjegjësia e rezultateve peshon mbi mua. Të japësh një penallti me dorën vertikal poshtë, unë nuk mendoj që rregullorja e përmban këtë. Ku është penalltia këtu? Ndryshon topi drejtimin e tij, apo jo? Nëse ne gjatë gjithë jetës do të kishim luajtur tenis, atëherë mund të na hidhnit hi syve”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *