Superiorja ka mbyllur takimet e ditës së dielës, teksa Kukësi ka mundur me shifrat 1-0 Bylisin, ndërsa Vllaznia nga ana tjetër ka humbur 0-3 ndaj Teutës. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dhëna nga ana e protagonistëve të takimit për “Supersport”:
Dedja (Vllaznia): “Rezultati dhe vendi jonë e tregon qartësisht situatën ku jemi. E dija që do të ishte e vështirë për ne kur e mora, por me psikologjinë time mendoja se do të shkonte mirë dhe se kishim mësuar nga gabimet. Zgjodha këtë futbollistë duke menduar se do të kuptonin përgjegjësinë e fanellës. E thashë edhe më parë, mendoja se kishim ndryshuar. Kemi shumë probleme në organizimin e lojës, duelet me kundërshtarin. Kemi dhënë shumë pak indicie. Nuk do të dorëzohem deri kur të përfundojë kontratën. E di që duket e çuditshme, por do të rris ngarkesën në stërvitje, rrugë tjetër nuk ka”.