Intervistat/ “Kur nuk fiton mërzitesh“, Dede vlerëson Teutën: Duhet t’i japim merita, Superiorja është shumë e fortë

Ka përfunduar java e 11 e Kategorisë Superiore. Dy supersfida si Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi kanë mbyllur këtë javë. Edi Martini ndal sërish bardheblutë në një barazim 1-1, ndërsa në Elbasan Partizani ka shpërfytyruar Kukësin e Skënder Gegës në shifrat 4-1. Pas përfundimit të takimeve knë folur për mikrofonin e “Supersport“ vetë protagonistët.

Dede (Tirana):“Nervoziteti është pjesë e interpretimit të një ndeshjeje. Kisha parashikuar tjetër gjë. E dinim forcën e tyre. E zhbllokuam ndeshjen shumë shpejt dhe duhet të bënim dicka më shumë. Mos të harrojmë që kemi shumë djem të rinj nga akademia që duhen mbështetur. Superliga shqiptare është shumë e fortë. Ka shumë ashpërsi dhe grintë, prandaj diferencat janë të vogla. Duhet ti japim merita edhe kundërshtarit që na vuri në vështirësi. Kur nuk arrin dot të fitosh gjithmonë mërzitesh“.

Martini (Teuta): “Janë shumë 6 barazime për një ekip si ne që është ndërtuar për të dalë kampion. Ka shumë momente si rasti i herëpashershëm i përsëritur ku na është ngrënë një penallti sade. Jam i mendimit se është penallti e pastër. Kjo është ajo që bën dallimin. U bë e disata herë dhe pikët ikin. “.Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *