Nuk mund të ketë vetëm fitore për Vllazninë këtë sezon. Shkodranët kanë realizuar një kampionat fantastik deri më tani, duke qenë ekipi për tu mundur. Por seria e fitoreve ka përfunduar sot, teksa Kastrioti i thotë “ndal” kryesuesve në “Loro Boriçi”. Ndeshja është mbyllur me shifrat 0-0, ndërsa në përfundim të saj protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport”.
Ndreu (Kastrioti): “E kam deklaruar gjatë gjithë javës që jam i kënaqur kur skuadra luan mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatin. Kam lojtarë që japin gjithë arsenalin e vetë në fushë. Duke patur pavarësisht Vllazninë e di që është një skuadër së cilës po i lëshove terren të merr fushën. Me më thonë kemi pasur një rast penalltie. Do e shoh dhe të flas. Por të tregoheshin pak më të vëmendshëm lojtarët anësorë mund ta kapnim Vllazninë në befasi. Kjo ka shumë elemente të faullit. Ishte një penallti e pastër. Nuk e kuptoj pse nuk e ka dhënë. Unë kam natyrën që atë që më takon dua të ma japin. ”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/