Ndeshjet e Kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë radhën e ka përsëri Superiorja. Java e 26 ka nisur me dy superduele mes klubeve që vërtiten në “vallen“ për titull. Vllaznia ka pritur Partizanin në Shkodër, por në një sfidë ku të dy ekipet dëshironin kreun, ajo që buzëqesh është… Teuta, e cila ka marrë kreun për të parën herë. Në përfundim të takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.
Martini: (Teuta): “E kishim studiuar shumë ekipin e Lacit. Pika më e fortë që ekipi ka pasur sot ishte autoriteti në fushë. Ishte i gjithë grupi bashkë. Ndihmonin në cdo moment, i jepnin kurajo njëri-tjetrit. Qetësia që kishin të gjithë bashkë ishte celësi i suksesit. Dy ndeshjet në Fier dhe në Korcë janë ndeshje shumë të vështira. Ne kemi dhënë prova që kemi humbur në ndeshje të tilla. Është gjithcka në këmbët dhe duart tona”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/