Intervistat/ Dovedan: Më vjen keq! Do provoj portierin e dytë, nuk e di çfarë ka Hidi muajin e fundit

Laçi ka arritur të marrë tre pikë me shumë vlerë në ndeshjen e sotme kundër Bylisit. Një gol në minutat e fundit ka sjellë edhe fitoren e klurbinasve, që tashmë kalojnë përkohësisht në vendin e 3-të, duke lënë pas edhe Partizanin.

Pjesa e parë nuk do të rezevonte gola, teksa ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rrjeta të paprekura. Ndërkohë diçka krejt tjetër do të sillte fraksioni i dytë i lojës. Fillimisht Greca do të hapte serinë e golave, duke gjetur rrjetën në minutën e 57. Por vetëm 7 minuta më vonë, një top i kapur me dorë në zonë do të sillte edhe nëj 11 metërshj në favor të mallakastriotëve.

Bylisi do të barazonte kështu shifrat nga penalltia, por këtë herë përpara topit nuk do të ishte Hidi, teksa uruguajani Mocone do të ishte ai që do të shënonte. Megjithatë një grushtim jo i duhur nga Isli Hidi vetëm 4 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt do të lihej pa u shfrytëzuar nga kurbinasit. Ishte pikërisht Rapo ai që përfitoi në zonë dhe i dhuroi Laçit një fitore në momentet e fundit të takimit.

Ndërkohë m poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Cungu(Laçi): Çdo lojtar gabon është normale. Problemi është kur përsëritet shpesh. Gjoni e përjeton gabimin dhe mund të ndikojë lojë. E ka bërë dhe herë të tjera. Ka një ngërç psikologjik. Jemi në një fazë të kampionatit kur gabimet kushtojnë shumë. Tensioni nuk na çon askund. Kampionati sa vjen e ngushtohet, lojtarët janë më të lodhur, gjendja gripale dhe kartonët ndikojnë. Ekipe si Laçi ndikohen nga një axhendë e ngjeshur për shkak të lodhjes fizike. Por ne duhet t’i zatojmë ato rregulla të vendosura nga Federata. Siç thashë Gjoni është një djalë që i përjeton shumë gabimet dhe ka një pengesë psikologjike dhe shiriti i kapitenit nuk është i lehtë. Prangaj i besova Ignatoviçit, që ka më tepër eksperiencë. Bylisi meriton komplimente edhe nëse nuk bën asgjë deri në fund të sezonit. Janë edhe 11 javë dhen uk mund të them se Bylisin e kemi nxjerrë nga gara për Europën. Kur mendja është e qetë dëshira dhe ritmi duhet të jetë e lartë. Ndeshja zgjidhet me logjikë, mendje të ftohtë dhe një dëshirë të madhe për të fituar. Dëshirën e kishim por gjithsesi mund të bënim më shumë.

Dovedan(Bylis): Nuk mund të fitojmë takimin nëse bëjmë dy gabime të tilla nga një portier që e dimë kush është. Më vjen keq. Nuk kam çtë bëj më tepër. Do i jap hapësira portierit të dytë ndeshjen tjetër, sepse jemi penalizuar nga gabimet e portierit. Kemi qenë ekip që skuadrat e tjera e kishin të vështirë të na shënonin. Hidi është portier shumë i mirë por nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur muajin e fundit me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *