Dueli i orës 16:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut është përmbyllur me një rezultat suprizues. Të kuqtë ishin vetëm 2 pikë larg kreut dhe duke parë Skënderbeun e këtij sezoni, dukej se vendi i parë do i takonte ekipit të Ilir Dajës ditën e sotme. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Ujqërit e dëborës“ kanë shtangur kryeqytetasit, teska e kanë mposhtur me shifrat 0-1. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.
Migen Memelli (Skënderbeu): “Nuk niseshim në dy vija paralele, sepse Partizani ishte favorite. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrë të tillë që ne të vendoseshim mirë në fushë. Skuadra e Skënderbeut sot ka qenë në nivelin më të lartë. Goditjet në portë kanë qenë më shumë, po ashtu edhe rastet e krijuara.
Dje kam mbyllur skuadrën një orë për të diskutuar në raportet mes nesh. Intensiteti nuk ka qenë i duhuri i ndeshjeve të para. Sot ka qenë gjithçka në perfeksion. Ju them me bindje se kam lojtarë me kualitet të lartë. Është një fitore që nuk vjen nga Bylisit dhe Apolonisë, por ndaj një skuadre si Partizani. Ne nuk vodhëm asgjë sot. I thashë lojtarëve që ju mund të luftoni dhe të merrni pikë edhe karshi Partizanit.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/