Intervistat/ “Dënimi ynë ul nivelin e futbollit”, Daja: Kjo fitore shkon për tifozët, jemi pas Tiranës me rezultatet

Superiora lë pas sot javën e 26 të saj, me dy takimet e fundit të luajtura në orën 18:00 pa praninë e tifozëve. Partizani ka harruar ç’është fitorjateksa ka humbur edhe në Shkodër në shifrat 1-0. Goli i Gilman Likës nga penalltia ka mjaftuar për të vulosur fatin e këtij takimi, ndërsa të kuqtë shkojnë 3 pikë larg zonës së play-offit për mbijetesë ku gjendet edhe Vllaznia. Nga ana tjetër, Skënderbeu vazhdon serinë e rezultateve pozitive, duke mundur 3-2 pretedentët e Kukësit për titullin kampion. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistave për “Supersport”:

Jonuz (Vllaznia): “Nuk i kam komentuar kurrë arbitrat, përveç një rasti flagrant. Sigurisht që ndonjëherë ndikohesh edhe nga emocionet. E dinim vështirësinë e këtij takimi dhe kundërshtarin që kishim përballë. Por edhe te Partizani kishte një tension para kësaj ndeshje. Në futboll ka edhe kritika, por me rëndësi është që të mos dëmtohesh. Edhe kur isha në Maqedoni ka pasur shumë kritika, por duhet të bashkëjetosh me to. Ky kampionat është shumë i vështirë ne prisnim që të fitonte Teuta dhe Bylisi, por nuk ndodhi kështu”.

Daja (Skënderbeu): “Sigurisht që është një kënaqësi që i dhurojmë qytetit me këtë skuadër. Gjithë merita i shkon djemëve sepse me këtë gjysmë të dytë të kampionatit kemi marrë shumë rezultate pozitive. Këtu shikoj frymën e skuadrës dhe po sakrifikohet për të marrë rezultatin. Kjo fitore dedikohet për tifozëve tanë, që edhe pse sot nuk lejoheshin në stadium, atë na përkrahnin jashtë saj. Tani ne jemi pas Tiranës me ecurinë pozitive të rezultateve dhe tani jemi me kontigjent të plotësuar. Dita ka disa ndeshje që po sakrifikon pasi nuk ndihet mirë nga ana shëndetsore, pasi ka probleme në gju. Një qetësi na jep edhe një qetësi Elezi, por edhe Pëllumbi me Jashanicën na ndihmon në prapavijë. Dënimi i Skënderbeut ul standartin e kampionatit në Shqipëri, për shkak të ecurisë tonë në Europë. Por shpresojmë që në të mirë të futbollit në Shqipëri të kemi një përgjigje pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *