Ndeshjet e Superiores janë mbyllur mes emocionesh, atje ku Bylisi ka barazuar ndaj Partizanit në shifrat 2-2. Ndërsa nga krahu tjetër, Skënderbeu fitoi në shifrat 3-2 ndaj Teutës, atje ku është pritur edhe një penallti nga ana e Koliçit në minutat e fundit. Më poshtë mund të gjeni edhe deklaratat e trajnerëve për “Supersport”:
Dovedan (Bylis): “Ne erdhëm në Tiranë për të fituar ndaj Partizanit, por ato dy gola të shpejt na ndryshuan planet dhe në fund kemi marrë një barazim. E pësojmë në fillim dhe pastaj reagojmë? Kjo do të thotë se ne jemi ekip i mirë, përderisa e kemi një fuqi të tillë. Loja e Bylisit është në grup dhe nuk varet nga lojtarët. Nëse funksionojnë të gjithë mirë, do të arrijmë ato rezultate që kemi marrë deri tani”.