Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit. Pikërisht në të 90, atje ku Dejvi Bregu ka dërguar topin në rrjetë për t’i dhuruar fitoren korçarëve.
Shumë tentativa të dështuara nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur nga ana e vendasve, që nuk ishin të saktë me konkretizimin e tyre dhe në një rast janë ndaluar nga traversa. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Troisi (Flamurtari): “Është e vështirë që ta kapërdish këtë për të pësuar gol në minutën e fundit dhe në një ndeshje kaq të rëndësishme. Por dua të komplimentoj lojtarët për lojën e bërë, pavarësisht se i tillë është futbolli. Idrizi po bën maksimumin për të na ndihmuar edhe me merkaton. Skënderbeu është shumë më i fortë se ne dhe superior, menduan se do të na shkatërronin, por e kishin shumë të vështirë. Sigurisht që situata është e vështirë, por jemi përballur denjësisht edhe me improvizime. Erdha sepse kam besim te Idrizi dhe e dija që në fillim sesi ishte gjendja. Por do t’i marrim ndeshjet një nga një, pa harruar edhe Kupën e Shqipërisë”.