Antonio Kasano ka dhënë mendimin e tij sa i përket Serisë A duke bërë edhe një parashikim sesi mund të rezultojë tabela përfundimtare e kampionatit italian. Duke përjashtuar mundësinë e Milanit që të fitojë Skudeton, Kasano i sygjeron drejtuesëve që të ndërhyjnë menjëherë në merkato ose në të kundërt nuk do të përfundojnë as në katër vendet e para. Si një interist, nuk mund të mungonte edhe opinioni për formën e zikaltërve. Megjithatë Kasano ka mbetur tërësisht i pakënaqur nga fitorja e fundit ndaj Napolit, atje ku sipas tij mund të vinte edhe një humbje në shifrat 1-4.
“Kërkohen shumë javë për të parë vlerat e vërteta të ekipeve dhe unë nuk mendoj se Milani do të jetë aty për të luftuar për titull. Favoritet janë Interi dhe Juventusi, por e bezdisshme mund të jetë edhe Napoli. Milani kërkon blerje në merkaton e janarit, i duhen kualitete. Duhet një sulmues rezervë dhe një mbrojtës i madh që të jenë kompetitiv deri në fund, ndryshe nuk shkon as në katër vendet e para.
Unë jam interesit, por mund të them se Interi ishte për turp kundër Napolit. Ata mund të fitonin 4-1 me 10 lojtarë. E kam thënë se kampionatit italian është i pestë në Europë sepse nuk shikon dot futboll, nuk sheh asgjë, nuk të entuziazmon. Skuadra e vetme që më jep emocione përveç Atalantës është Roma”, u shpreh Kasano. /Sport Ekspres/