Interi mes “dy zjarresh”! Sponsori i ri i jep ofertë të çmendur, por ka përmbajtje me video +18

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Interit dhe sponsorit “Pirelli” përfundon në fundin e këtij sezoni. Për këtë arsye zikaltërit po shohin menjëherë ofertat e tjera që po i paraqiten në klub. Një mundësi fantastike ka ardhur në aspektin financiar, teksa një kompani e re i ofron zikaltërve rreth 25 milionë euro në vit, shifër kjo që e kalon dyfishin e fitimit aktual.

Oferta është shumë tunduese, por nga ana tjetër nuk do ta bënte aspak serioz klubin e Interit. Kjo pasi bëhet fjalë për “Stripchat”, faqen e cila ofron mundësi për komunikimin me video dhe ka një përmbajtje +18. Paratë nga njëra anë dhe mungesa e seriozitetit në tjetrën, Interi duhet të bëjë zgjedhjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *