Vetëm 2 gola të pësuar pas gjashtë javësh. Në vend të parë qëndron Dortmundi, teksa PSg ka pësuar 3
Numrat janë shumë shpresdhënës, shumë… Fillimi i sezonit për Interin mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por siguria është që në një muaj kampionat, reparti mbrojtës ka treguar vetëm thuajse siguri. Një e re që duhet pritur në shtëpinë zikaltër pas stuhive të sezoneve të fundit. Dy gola të pësuar në gjashtë javë kampionat (Xheko dhe Verdi) e bëjnë skuadrën interiste më pak të mposhtur në Itali (ndjek Juventusi me 3), por e vendosin mirë Spaletin edhe në një renditje hipotetike evropiane.
Peo, Mou dhe Barça — Marrim në konsideratë 5 kampionatet top të Europës, dhe e nisim nga Premier League, ku gjejmë dy skuadra që t’i bëjnë shoqëri Interit. Dhe janë shokë udhëtimi prestigjozë: Guardiola dhe Murinjo. Siti dhe Junajtid, në fakt, kanë pësuar të njëjtin numër golash, pra dy: edhe ata kanë shënuar në 6 ndeshje. Pep i ka pësuar nga Runi dhe Daniels, por edhe ka shënuar 22 gola kundrejt 12 të zikaltërve, Murinjo të gjithë në një ndeshje, përballë Stouk nga i njëjti lojtar (Çupo-Moting), duke shënuar 17. Në Francë, PSG ka bërë më keq (mes tre golave të pësuar, top e Ligue 1), në Spanjë, Barcelona është barazim: vetëm 2 gola të pësuar, nga Eibar dhe Getafe, por pikë të plota për Mesin me shokë.
Dortmundi Banda e dy golave të pësuar nuk është më e mira e Europës: në fakt, krejt surprizë, në vend të parë qëndron Borusia Dortmundi, që ka pësuar vetëm një herë, në një sfidë të fituar 6-1. Në fakt, portierin Burki të verdhezinjve e ka mposhtur vetëm Stindl i Borusia Mënshengladbahut, pas pesë ndeshjesh pa pësuar. Nëse në Dortmund është mbrojtja më e mirë, në Bundesligë gjejmë një tjetër skuadër që ndodhet në vend të dytë me Interin, Barcelonën dhe dy Mançesterët. Eshtë Hanoveri i Breitnereiter: dy gola të pësuar në gjashtë javë, por edhe gjashtë të shënuar me 12 pikë në renditje.