Interesimi për Kumbullën është real, klubi nga Serie A mund të lëvizë në qershor për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla është kthyer në një temë të nxehtë në tregun e lojtarëve. Futbollisti shqiptar nuk është pjesë kryesore e projektit të Murinjos, prandaj largimi nga Roma është një mundësi serioze për të ardhmen e tij. Nga kjo situatë kërkojnë të prfitojnë edhe klube të tjera të Serie A.

Përpos Torinos dhe Napolit, në skenë ka dalë prej disa ditësh edhe emri i Fiorentinës. Interesi i violëve duket se është real dhe sipas “La Nazione”-s skuadra italiane mund të hidhet në aksion në qershor. Momentalisht synohet rekuperimi i Nastasiçit, ndërsa në fund të sezonit Fiorentina mund të provojë transferimin e Marash Kumbullës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *