Interesim i madh në Shkodër për biletat, kërkohet hakmarrja ndaj Siroki Brijeg

Interesim i jashtëzakonshëm ekziston në Shkodër për ndeshjen e Conference League kundër Siroki Brijeg. “Shkodra Sport” raporton se një numër i madh i tifozëve kanë shkuar te biletaria duke nisur nga ora 10:00.

Dëshira për të qenë në stadium është e të gjithëve, por vetëm 5.000 tifozë do të jenë të pranishëm. Duke nisur edhe nga arbitrimi i njëanshëm në humbjen e parë në shifrat 3-1, te Vllaznia kërkojnë hakmarrjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *