Interi ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Milanit, duke e kthyer në shifrat 4-2. Kuqezinjtë arritën të fitonin në shifrat 0-2 në pjesën e parë, pas golave të Rebiç dhe Ibrahimoviç. Ndërkohë zikaltrit ndryshuan fatin e takimit në pjesën e dytë.
Për tre minuta do të ishin Brozovic dhe Vecino që rikthyen baraspeshën. De Vrij realizoi një gol të bukur me kokë duke gjetur avantazhin për herë të parë për Interin në këtë derbi, ndërsa Lukaku vendosi fatet në minutën e fundit. Milani ka 4 vite pa arritur të fitojë një derbi ndaj Interit në 90 minuta, duke na kujtuar Partizani-Tirana dikur. Hera e fundit që kuqezinjtë kanë fituar është 31 janari i 2016 me rezultatin 3-0, falë golave të Alex, Baka dhe Niang. /Sport Ekspres/