“Inter, ke kapur një fenomen”! Mësuesi i parë i Kristjan Asllanit: Kur ishte i vogël ka dribluar me tabaka në dorë te lokali im

Mësuesi i parë nuk harrohet kurrë! Kristjan Asllani e njeh fare mirë Cristiano Filipin. Ky është trajneri i parë i Asllanit, teksa e ka stërvitur në moshë të vogël te Buttese. Në një intervistë për “Tuttosport”, Filipi i sygjeron Interit që t’i besojë shumë këtij elementi, madje nuk ngurron që ta cilësojë si fenomen.

“Ishte vetëm pesë vjeç, por që atëherë dallohej se kishte cilësi të veçanta futbollistike. Në një rast arriti të driblojë me një tabaka mbi duar brenda lokalit, pa derdhur asgjë, Dua të theksoj gjithashtu se ai u rrit në një familje serioze. Shokët e tij flinin pas mesnate.

Ai nuk e bënte kurrë, ai flinte herët për t’u përgatitur sa më mirë. Ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Edhe tani, po të flasësh me të, do të keni përballë një djalë normal në të 20-t, por që mendon sikur të jetë 30 vjeç.

Asllani është fenomen, ju nuk ja keni idenë se çfarë vizioni dhe inteligjence taktike ka ai. Do të mësojë shumë nga Brozovic. Unë mendoj se mund të luajnë të dy së bashku, do ketë ndeshje kur do i shohim krah njëri-tjetrit”, përfundoi Cristiano Filippi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *