Verona do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga shitja e Marash Kumbullës në merkaton e verës. Vetëm pak muaj kanë kaluar nga korriku i 2019 dhe vlera e kartonit të mbrojtsit shqiptar është rritur me 400-fish më shumë.
Një vlerësim stratosferik për Kumbullën, që vazhdon me të njëjtën kurbë. Tashmë ky futbollist nuk mund të blihet me më pak se 30 milionë euro. Ndërkohë mediat në Itali raportojnë se zikaltrit kanë gjetur një mënyrë të re sesi mund të tundojnë Veronën.
Duke ofruar dy talente, për të marrë një. Sebastiano Esposito dhe Alessandro Bastoni janë dy futbollistët që i jepen Veronës, për të lëshuar Kumbullën. Por këta të fundit nuk kanë ndërmend të japin një “pohim” për momentin, ndërsa po qendrojnë duke shijuar moment. Të ndërgjegjshëm se vlera e kartonit do të rritet edhe më shumë në fundin e kampionatit, Verona e ka thesarin në shtëpi. /Sport Ekspres/