Një tjetër derbi i humbur nga Milani, që dështojë ndaj Interit në sfidën e radhës, me shifrat 4-2. Nëse ndeshja vajti me shumë emocione, padyshim që merita i takon Ibrahimoviç.
Ky i fundit dha një asist dhe shënoi në realizimet e kuqezinjëve, që ndezën edhe më tepër sfidën. Në përfundimin e takimit, sulmuesi suedez është shprehur se e ka të vështirë që të shpjegojë gjithçka ndodhi, për panoramën e paraqitur mes perfeksionit në të parën dhe gabimeve të shumta në të dytën.
“E vështirë që ta shpjegoj. Pjesa e parë ishte perfekte dhe e dyta për kundërshtarin. Pas dy golave që kemi marrë, bëmë gjithçka gabim. E kemi ndjekur gjithçka kishim përgatitur gjatë javës, por skuadra e humbi besimin. Po bënim shumë presion në pjesën e parë dhe Interi nuk mund të bënte asgjë, nuk u panë. Pas golave të tyre, ndaluam së bëri detyat tona. Pastaj te Vecino u vendos edhe rënia jonë. Këto ndeshje na mësojnë që të rritemi. Në pjesën e parë Interi nuk ishte ajo skuadra që gjendet në vendin e dytë në Serinë A, por në 45 minutat e dyta…po”, ka thënë Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/