Nga Klaudio Ndreca
Instanbulspori është duke vrapuar në kreun e kampionatit dhe me dëshirën e madhe për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk. Aktualisht kjo skuadër ndodhet vetëm një pikë larg vendit të parë, por duke bindur tërësisht me rezultatet dhe lojën e zhvilluar në këtë fillim të sezonit. Për më tepër dy prej lojtarëve të saj më të mirë janë pikërisht produktet e Superiores, Eduart Rroca dhe Kristal Abazajn. Këta futbollistë i kanë treguar më së miri vlerat e tyre duke bërë diferencën dhe duke marrë menjëherë vendin e titullarit.
Në këtë linjë mendimi është edhe gazetari i njohur turk, Tunç Kayaci, që teksa flet për Instabulsporin nuk mund ta mbyll vlerësimin pa kujtuar dy lojtarët shqiptarë. “Instabulspori është duke dominuar në kampionat. Kanë një stabilitet që ka nisur prej shumë ndeshjesh dhe e dominuan tërësisht Eskiserhirsporin. Kristal Abazaj ka dalë gjithashtu në skenën e protagonizmit pas Rrocës. Diouf nga ana tjetër po vazhdon që të shënojë”, u shpreh Kayaci. /Sport Ekspres/