Imazhi i ri i programeve sportive në Shqipëri – Kush është Mikaela Brokeri?

Sporti ka patur gjithmonë një vend të veçantë në Tring ndaj për të gjithë adhuruesit e tij në ekranin e Tring vjen një program i ri. Extra Time është emisioni ku do të keni mundësinë të ndiqni çdo të hënë në orën 20:00, në Tring Sport 1 HD përmbledhjen e ndeshjeve të kampionateve kryesore të futbollit kontinental, UEFA Champions League, Kupa e Mbretit, kampionati portugez, belg dhe skocez. Gjithçka nën moderimin e Mikaela Brokerit dhe komentet e Ervin Nikollës dhe Alpin Gallos.

Por kush është Mikaela Brokeri, fytyra e re e emisioneve sportive që do t’ju mbajë të mbërthyer përpara ekranit të Tring?

Eksperienca e saj në televizion nisi që në vitin 2009 ku u shpall fituese e “Super Model of Albania”, për të vazhduar më pas me Miss Albania 2010 ku u shpall “Miss Fotozhenia/Kinematografia”.

Në vitin 2013, Mikaela u kthye në imazhin e Agon Channel dhe deri në vitin 2015, drejtoi një sërë programesh në këtë televizion si “AgonLand”,”Summerland” dhe “Kujdes Mikaela”.

“Parfum” ka qenë një tjetër program i prezantuar nga Mikaela në Scan TV. Pasioni i saj i hershëm mbetet piano dhe violina të cilat ka nisur t’i studiojë që në fëmijë megjithatë padyshim një pasion i ri që po lind për të është ai për sportin. Aktualisht vazhdon Masterin Shkencor për Pedagogji, por televizioni është mjaft i rëndësishëm për të.

E zgjedhur si imazh përfaqësues nga shumë kompani në vend, Mikaela Brokeri është fytyra e re e sportit në Shqipëri. Ajo ju fton ta ndiqni çdo të hënë në orë 20:00 në Tring Sport 1 HD!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *