Ilir Daja korr sukses edhe ekipin e vendit të 6 të Ukrainës, Ballkani po bind gjithnjë e më shumë në Antalia

Skuadra e Ballkanit po kalon një fazë mjaft të mirë përgatitore. Ekipi nga Suhareka ka zhvilluar tre miqësore në Antalia, ku po bind gjithnjë e më shumë nën drejtimin e Ilir Dajës. Pas fitores 6-1 kundër Nyiregyhaza-s dhe barazmit me ekipin e elitës bullgare, Arda, tashmë kanë korrur sukses me Oleksarian.

Këta të fundit mbajnë vendin e 6 në tabelën e renditjes së kampionatit ukrainas, ku gjenden 10 pikë larg zonës europiane. Ballkani ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërsa takimi miqësor është vendosur nga goli i Korenicës në minutën e 30. Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja do të jetë ajo kundër Rozumberokut më 29 janar, e cila do të përmbyllë edhe fazën përgatitore për klubin nga Kosova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *