Për të arritur përfaqësimin dinjitoz në Europë, kërkohet një urdhër i pamëshirshëm për lojtarët në pamje të parë. Pasi mbyllën një sezon të lodhshëm dhe në mes të temperaturave të larta, futbollistët e Ballkanit duhet të kthehen në fushën stërvitore. E dhimbshme, por kjo është e vetmja mënyrë sesi mund të mbërrihet larg në Europë. Klubi i Ballkanit ka publikuar në faqen zyrtare edhe njoftimin e rikthimit të lojtarëve në qendrën stërvitore pas urdhërit të Ilir Dajës.
“Përfundojnë pushimet. Kampionët i rikthehen fushës. Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat evropiane. Me ndryshime të pakta, skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si kampionë. Të gjithë bashkë do të arrijmë gjëra të mëdha! Na priftë e mbara Suharekë!”, shkruhet në raportimin e Ballkanit, që ashtu si Tirana e nisin nga turi i parë kualifikues i Champions League./Elio Hajdari-Sport Ekspres/