Ikën papritur duke braktisur Partizanin para Vllaznisë, Solomon largohet me parametër zero

Një largim i papritur ka ardhur nga Partizani kur ka mbetur vetëm një ditë nga përballja me Vllazninë kryesuese. Bëhet fjalë për Theophilus Solomon që nuk është më pjesë e të kuqëve. Futbollisti nigerian ka braktisur stërvitjen në ekipin e drejtuar nga Ilir Daja, në një kohë që gjithë fokusi është tek shkodranët.

“Supersport” raporton se kontrata është zgjedhur me marrëveshje për t’u larguar kështu nga të kuqtë me parametër zero. Arsyeja kryesore për këtë vendim lidhet edhe me afrimin e Ferhan Hasanit, duke ia ngushtuar më tepër hapësirat Solomon. E ardhmja e tij mund të lidhet me Neftchi Baku, një skuadër që po e kërkonte sulmuesin, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Partizanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *