Ikardi s’e bën dramë: Inter, mbaj kokën lart!

“Përpara me kokën lart”. Ka qenë ky mesazhi i Mauro Ikardit që i ka drejtuar vetes dhe skuadrës, të publikuar në “Instagram” – pas barazimit 1-1 ndaj Bolonjës. Fjalë inkurajuese për një grup që, thuajse, në mënyrë të befasishme e ka gjetur veten brenda një momenti delikat. Që, në të vërtetë, ka nisur të shtunën pasdite në Rexhio Kalabria. Atje ku, pas një paraqitje “flop”, Interi ka marrë një rezultat “top” (fitore 2-1). Tre pikë të marra në Milano më shumë me uri sesa falë drejtimeve të trajnerit Spaleti. Dhe atje janë shfaqur edhe sinjalet e para të lëshimit. Nga ato sinjale që frikësojnë dhe që të bëjnë të mendosh për fantazmat e së shkuarës së “Interit të çmendur”, të aftë që t’i bëjë keq vetes.

REFLEKTIMI – Trajneri, njeri i dalë, e kishte kuptuar që në fillim se diçka po ndodhte, aq sa, në prag të ndeshjes kishte dhënë sinjalin e parë të alarmit. “Nuk jemi ende në gjendje të fusim pilotin automatik. Duhet të jemi gati për gjithçka, të reagojmë ndaj çdo topi, sepse janë ato kohë që bëjnë diferencën”. Dhe mbi këtë kontekst të fundit që Spaleti është rikthyer të punojë tashmë. Në mënyrë specifike, e akuzuar është mesfusha, reparti  që ka pasur më shumë probleme. Ose më saktë, mesfushorë të lëvizshëm që nuk kanë shërbyer si pika referimi për kundërshtarët. Pa harruar sulmin, ose më saktë, dyshen Ikardi-Perisiç, që kanë bërë “namin” në ndeshjen ndaj Spal-it, por që është shfryrë në ndeshjet ndaj Krotones dhe Bolonjës. Dhe përpara Xhenoas në  “San Siro” është i nevojshëm një ndryshim tendencash, ndërkohë që zikaltërit duhet të reflektojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *