Sulmuesi, megjithatë, rrëfen: “Këtu jam i lumtur dhe jo më kot kam rindërtuar shtëpinë në Milano… Kam dy muaj kohë për të biseduar me drejtuesit. Champions? Objektiv i arritur me guxim
Përpara së gjithash, e ardhmja. Ajo e Interit quhet Champions dhe ajo e Mauro Ikardit, ende nuk është vendosur… “Objektivi im ishte të arrija Champions, tani që ia dolëm, për të ardhmen duhet ta nisim nga këtu. Do të takohem me klubin për të bërë më të mirën për Interin. Por, kam rindërtuar shtëpinë në Milano, është një sinjal… Unë jam tifozi i parë i Interit, por me klubin kemi dy muaj kohë për t’u ulur dhe biseduar. Ndihem mirë këtu, por duhet të kërkoj më të mirën për veten: nëse do të jetë Interi, atëherë do të isha i lumtur, ndryshe do të vlerësoj për ndonjë vend tjetër”. Argjentinasi, më pas, është intervistuar edhe nga “Premium Sport” dhe “Sky Sport” pas ndeshjes, teksa si golashënues i Serisë A, bashkë me Imobilen, shpjegon: “Lacio është një skuadër që luan mjaft mirë, na vuri në vështirësi, por treguam se kemi aftësi të përmbysnim ndeshjen, që kemi dëshirë. Patëm të drejtë, sepse Champions ishte objektivi i deklaruar nga klubi dhe e arritëm, me guxim. Spaleti ka meritat e tij, por edhe të gjithë shokët e ekipit dhe stafi e tifozët”.
Sakaq, mbi De Vrij tha se “është profesionist i madh, e tregoi edhe këtë herë. Janë gjëra të fatit ato që ndodhin… Luhatjet e sezonit? Sezonin tjetër duhet të mos kemi shumë, sepse vërtet jemi të çmendur, por nuk mund të vazhdojmë kështu. Merkato? E di klubi, por do të fuqizohemi, nëse do të jetë nevoja”. Botërori, një ëndërr: “Të shohim listën. Nëse nuk jam, iki me pushime”.