Igli Tare përgatit dy goditjet për merkaton e verës, kërkon sulmuesin e Realit të Madridit dhe mesfushorin e Çelsit

Lacio është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve në Serinë A dhe në lartësinë e objektivit të klubit italian pritet të jetë edhe merkatoja e verës. Igli Tare ka përgatitur dy goditjet e mëdha për bardheklatrit. “Fichajes.net“ bën me dije se drejtori sportiv shqiptar po shqyrton mundësinë për transferimin e sulmuesit të Realit të Madridit, Mariano Diazit. Ky i fundit ka zgjedhur të mos rinovojë me gjigantët spanjollë dhe Lacio është një alternativë bindëse për të ardhmen e tij.

Ndërkohë në Itali lakojnë edhe mesfushorin e Çelsit, Ruben Loftus-Çik. Ky i fundit është 27-vjeç dhe nisur nga blerjet e shumta të bluve të Londrës, po mendon largimin nga “Stemford Brixhi”. Futbollisti anglez është një njohje e vjetër e Sarrit, i cili e kërkoi në kryqytetin italian edhe në verën e shkuar. Igli Tare është gati t’ja plotësojë dëshirën trajnerit të Lacios, duke u përgatitur kështu edhe për një largim të mundshëm të Milinkoviç-Saviçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *