Igli Tare nuk i përmban më nervat, i zgjon futbollistët në 6 të mëngjesit për…dënim si në kohët e vjetëra!

Igli Tare nuk është vetëm drejtori sportiv i Lacios që të kujdeset për organikën e ekipit të parë, por njëkohësisht merret edhe me rezultatet që vijnë nga skuadra e të rinjëve. Këtë herë kritikat kanë vërshuar tek Lacio U-19 për humbjen e thellë që morën në shifrat 2-6 kundër Empolit.

Kaq ka mjaftuar që Tare t’i jap ultimatum futbollistëve të rinjë për t’u ngritur në orën 6 të mëngjesit nga gjumi dhe për të shkuar në stërvitje. Një dënim si në kohët e vjetëra, të futbollit të vërtetë, për të kuptuar se paraqitja në fushën e lojës dhe mbajtja e një fanellë të rëndësishme ka edhe shumë përgjegjësi.

Lojtarët e paraqitur në orën 7 në qendrën stërvitore janë hasur me kritikat e shumta të Tares, pasi kanë tre humbje në tre ndeshjet e fundit dhe rrezikojë rënien. Në këtë grup të lojtarëve gjendet edhe djali i tij, Etiene Tare, së bashku me Anxhelo Ndreckën dhe Florent Shehun. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *