Igli Tare e ka seriozisht me zbulimin e radhës, ish-ylli i Partizanit për të marrë vendin e Oliver Giroud

Në Itali gjithçka është e ndaluar në futboll, nga ndeshjet e deri te stërvitjet. Por kur flitet pastaj për punën e Igli Tares si drejtor sportiv, ajo vazhdon në ritme të lartë. I shquar gjithmonë për gjetjen e elementeve të mirë në treg që më pas transformohen në yje që shiten për miliona euro, Tare po kërkon nëshkrimin me Ekubanin.

Kryeqytetasit kanë nevojë edhe për një sulmues të dytë që ofron siguri, përpos Imobiles. Vetë kampionati ia kërkon një gjë të tillë, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e “Champions League”. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ekuban është alternative më e mirë nëse nuk mbyllet marrëveshja me Giroud të Chelsea-t. Por për ish-yllin e Partizanit do të ketë garë të fortë me Rangers, megjithëse Tare ka më shumë përparësi për shkak të lidhjeve që ka me lojtarin, ndërsa vlera cilësohet 10 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *