Të humbësh trofeun në shtëpi është një dëshpërim që nuk kalohet lehtë. Të njëjtën ndjesi përjetoi dhe Brazili në 2014 kur u “shpartallua” në gjysmëfinale nga Gjermania në shtëpi me rezultatin 1-7. Tifozët anglezë e prisnin me padurim trofeun e Europianit, i cili nuk ishte fituar asnjëherë nga ta.
Ajo që acaroi më shumë ishullorët ishin 2 veprimet antisportive të Jorginho dhe Chiellini, të cilat lehtësisht mund të ndëshkoheshin me kartonin e kuq. Mijëra tifozë kanë marrë nismën për riluajtjen e finales Itali-Angli. Firmat janë duke u mbledhur në çdo qytet, por edhe vet nismëtarët e dinë mjaft mirë që fati i finales u vulos dhe tani asgjë nuk mund ta ndryshojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/