Ardian Ismajli ka arritur të përshtatet mjaft mirë në Serie A, ku ka mbyllur sezonin e tij të parë me fanellën e Specias. Por emërimi i trajnerit të ri në krye të këtyre të fundit ka bërë që të lindë një ide e re për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.
Në Itali projektohet një shkëmbim mes Ismajlit dhe Nikolaut. Trajneri i ri i Specias, Picini, është pikërisht ai që e solli Nikolaun nga Olimpiakosi drejt Italisë, prandaj mendohet se midis ekipeve do të ketë një marrëveshje. “La Nazione Empoli“ raporton se skuadra e sapongjitur në elitë po monitoron me kujdes situatën e futbollistit të Kombëtares kuqezi.
“Ndër arsyet që çojnë për t’i kushtuar vëmendje shkëmbimit është fakti që në La Specia ekziston ai Rikardo Pecini i cili solli grekun në Empoli nga Olimpiakos. Trajneri ligurian e njeh mirë mbrojtësin blu dhe për këtë arsye ai do të donte ta merrte atë përsëri, duke u përpjekur të propozonte një lojtar të karizmës dhe perspektivës si Ismajli.
Akardi siguron se nuk ka marrë asnjë telefonatë, por mbrojtësi shqiptar si shkëmb , i cili ka karakteristika të ngjashme me ato të Romanjolit, është kthyer nga një kampionat i mirë në Serie A dhe për këtë arsye do të monitorohet me kujdes“, shkruan media në fjalë./Sport Ekspres/