Sevija realizoi një ide gjeniale për të shtuar vlerën e llogarisë së tij bankare. Klubi spanjoll krijoi një aplikacion të quajtur “Transfer Tracker”, nga i cili tashmë ka fituar plot 1 milionë euro. Nëpërmjet këtij programi, drejtuesit e Sevijës arrijnë të gjurmojnë klubet që kanë detyrime të pashlyera kundrejt tyre.
Më saktësisht bëhet fjalë për pagimin e taksës së formimit të tyre. Lojtarët e dalë nga akademia e tyre gjurmohen në tregun e tranferimeve dhe klubi i ardhshëm i tyre ka detyrimin për të shlyer taksën e formimit në arkat e klubit të Sevijës. Një ide gjeniale që tashmë të gjitha klubet do të duan ta rrëmbejnë për të mos lënë mundin e tyre të shkojë dëm./Sport Ekspres.