Botërori duket ende larg, por trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse po bëjnë llogaritë dhe që tani po hartojnë listat finale. Disa i kanë më të thjeshta gjërat, pasi e kanë të qartë grupin, por disa trajnerë janë në hall te madh për shkak të bollëkut.
Ky është rasti i Horge Sampaolit, i cili çfarëdo që të bëjë do krijojë debate, sepse sidomos në sulm ka shumë alternativa dhe dikush do digjet.
Sipas TYC Sport, Sampaoli e ka vendosur se cilët do të jenë 34 nga 35 të paragrumbulluarit që do të njoftohen më 15 maj për nisjen e përgatitjeve, para seleksionimit final.
Nga kjo listë mungon Mauro Ikardi, kapiteni i Interit që në Serinë A ka shënuar pa fund, por që konsiderohet i papërshtatshëm për skemat e Argjentinës. Një vendim që natyrisht krijon shumë polemika, sepse bëhet fjalë për një sulmues që do gjente vend në çdo kombëtare tjetër, por duket se të Argjentina ka edhe probleme të tjera veç taktikës.
Lajm i mirë për Paulo Dibalan, i cili është në listë, por kjo nuk i garanton pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
LISTA E PLOTË
Sergio Romero, Franco Armani, Wilfredo Caballero, Nahuel Guzmán, Agustín Marchesín;
Fabricio Bustos, Gabriel Mercado, Nicolás Tagliafico, Nicolás Otamendi, Ramiro Funes Mori, Marcos Rojo, Federico Fazio;
Maximiliano Meza, Enzo Pérez, Pablo Pérez, Ever Banega, Giovani Lo Celso, Ángel Di María, Manuel Lanzini, Erik Lamela, Lucas Biglia, Diego Perotti, Eduardo Salvio, Marcos Acuña, Matías Kranevitter, Emiliano Rigoni, Leandro Paredes, Javier Mascherano;
Cristian Pavón, Lautaro Martínez, Lionel Messi, Sergio Agüero, Paulo Dybala, Gonzalo Higuaín.