Ibrahimoviç nuk është një lojtar normal dhe këtë tashmë e ka treguar më së miri në fushë dhe pse në moshën 39-vjeçare, ku shumë kolegë të tij janë tërhequr nga futbolli. Që prej ardhjes së tij tek Milani, tifozët janë duke shpresuar për një renditje në Top-4 në Seria A, që do t’i mundësonte kuqezinjëve kualifikim në Champions që mungon prej 8 vitesh. Megjithatë drejtuesit e Milanit e kanë të qartë se suedezi nuk mund të jetë për jetë në skuadrën e tyre, prandaj janë duke menduar për zëvendësuesin e tyre.
Ditën e sotme Maldini ka takuar administratorin e Milanit Massara, ku ky i fundit i ka sugjeruar të zgjedhë midis dy lojtarëve Memphis Depay dhe Marcus Thuram. Depay është një target i vështirë, pasi 26 vjeçari pritet të largohet tek Barcelona për shkak se kërkohet shumë nga trajneri Koeman, ndërsa Thuram është një mundësi më e realizueshme. Menaxheri i tij është Mino Raiola, i cili administron dhe Ibrën e Donarumën dhe Maldini do ta ketë më të lehtë arritjen e një marrëveshje për Thuram./Elio Hajdari-Sport Ekspres/