Ibrahimoviç nis stërvitjen që të hënën, punë e kryer me klubin e Serisë A

Telenovela Ibrahimoviç duket se do të marrë fund brenda këtij viti. Sulmuesi 38-vjeçar do të vishet kuqezi për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milani ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me Ibrahimoviç, me të cilin do të lidhë një kontratë 6 mujore.

Ndërkohë në kontratë ekziston edhe mundësia e rinovimit, nëse suedezi arrin të kapë numrin e golave të përcaktuar në klauzolë. Kështu Ibrahimoviç do të rikthehet njëherë te skuadra e Milanit, me misionin për t’i shpëtuar nga gjendja e vështirë ku aktualisht ndodhen. Stërvitja e tij e parë me ekipin do të jetë më datën 30 dhjetor, atëherë kur klubi italian kthehet pas pushimeve për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionat./Sport Ekspres/