Zllatan Ibrahimoviç shkon në Amerikë dhe tashmë debutimi është çështje kohe. Sulmuesi i famshëm suedez ka zbarkuar në Los Anxheles, ku një turme e madhe e ka pritur para aeroportit. Për arsye sigurie, Ibra është nxjerrë nga dalje private, por gjiganti suedez ka ndalur automjetin që po e transportonte nga stadiumi, për të shkuar te takonte e të bënte fotografi me tifozët në delir.
??????? Welcome to the family, @Ibra_official. pic.twitter.com/RwerLZYMqv
— LA Galaxy (@LAGalaxy) March 30, 2018
Ibra mund të debutojë që në derbin e ri me Los Anxheles FC.
Ndërkaq, Zhoze Murinjo ka folur për sulmuesin qr e kishte në Mançester deri para pak ditësh, duke pasur fjalë të mira: “Futbolli europian humbet një lojtar fantastik, por është diçka e bukur që Ibra shkon në MLS, pasi është ende një futbollist shumë cilësor dhe do të jetë një periudhë shumë e bukur për të dhe për Los Anxheles Galaksi. Për mua është gjithnjë diçka e trishtueshme të shoh lojtarë që shkojnë drejt fundit të karrierës, më kujtohet kur Luis Figo luajti me mua ndeshjen e fundit, kur ishim tek Interi, ishte një ndër momentet më të trishtueshme për mua”.