Marash Kumbulla ka vëmendjen e gjithë tifozëve shqiptarë pasi shihet si një talent me prespektivë të madhe, por njëkohësisht edhe të opinionit sportiv në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares ka bërë një kalim të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar nga Verona te Roma.
E kush më mirë sesa gazetari Tomaso Badia mund ta përshkruajë lojtarin kuqezi? Pikërisht njeriu që kryeson punën në median “CalcioHellas”, e dedikuar vetëm për ekipin e Veronës. Badia e ka parë Kumbullën që në hapat e parë, duke bërë kështu edhe diferencën sa i përket rritjes së tij.
Në vlerësimin e bërë shprehet qartësisht se çdo cent në 30 milionë euro ia kanë vlejtur për Romën me këtë blerje. Por nga ana tjetër qartësohet se nëse kjo skuadër do ta mbajë në stol, atëherë do të ishte një çmenduri.
“Kumbulla është një mbrojtës mjaft i plotësuar dhe i strukturuar fizikisht. Ndoshta i mungon pak shpejtësia, megjithatë e kompenson atë me aftësi të shkëlqyera të leximit të situatës. Vitin e kaluar ka hyrë befasisht në formacion dhe ia ktheu Juric besimin në mënyrën më të mirë. Eshtë e panevojshme të thuhet, duke pasur parasysh moshën, hapësira për përmirësim është e frikshme. Vlen deri në centin e fundit të paguar nga Roma.
Kumbulla është një punëtor i palodhur dhe një djalë shumë i pjekur për moshën e tij, kështu që ai patjetër do t’i japë të gjitha. Por nëse ai mund të trajtojë presionin e madh, vetëm lartësia e tij do të na e tregojë. Gjëja e rëndësishme, megjithatë, është që atij t’i jepet mundësia të provojë veten: blerja e një 20-vjeçari dhe pagimi i tij tridhjetë milion eurove dhe pastaj lënia e tij në stol do të ishte çmenduri “, tha Badia. /Sport Ekspres/