“Ne nuk jemi për titull në këtë sezon”, ka thënë Maresca, duke nënvizuar faktin që ekipi është në një periudhë rinovimi dhe zhvillimi. Megjithatë, ai ka shtuar se kualiteti i lojtarëve dhe mosha e re e skuadrës i japin shumë shpresë për të ardhmen. “Duke parë kualitetin në ekip dhe moshën e lojtarëve, i kam thënë drejtueseve të klubit se Chelsea ka kapacitetin për të dominuar futbollin anglez në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.
Maresca ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimësisë dhe zhvillimit të lojtarëve të rinj, të cilët janë pjesë e një projekti afatgjatë. Ai beson se përpjekjet për të ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues do të japin rezultate të mëdha në të ardhmen, duke e pozicionuar Chelsea si një forcë të pashmangshme në futbollin britanik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/