Southampton ka rënë zyrtarisht nga Premier League. Pas humbjes me Fulham në shifrat 0-2, kjo skuadër nuk ka më asnjë mundësi matematikore që e mban në elitën e futbollit anglez. Një ekip i njohur për ne pasi në sezonin e shkuar u kthye në Kombëtaren e dytë të shqiptarëve.
Armando Broja u huazua nga Chelsea te Southampton dhe do të shkëlqente në fazën e parë të sezonit me golat e shënuar. Për shkak të impaktit të madh që pati Broja në sulm, skuadra do të grumbullonte shumë pikë që e qetësuan në fazën e mbetur të kampionatit, për t’u mos rrëzuar. Largimi i Brojës u ndie jo pak te Southampton që tani duhet të zbres në Championship. /Sport Ekspres/