Edhe pas marrjes së drejtimit të pankinës së Manchester United nga ana e Ralf Ragnick, Edison Cavani vijon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Vetë gjermani deklaroi për mediat se Cavani do të mbetet në skuadër. Si pas tij, uruguajani është një nga të paktët sulmues në qarkullim që sakrifikon dhe kthehet pas në mbrojtje.
“Nuk do ta lë të iki. I kam thënë që ditën e parë që është shumë i rëndësishëm për mua. Ndoshta është i vetmi sulmues që luan me shpinë nga porta jonë, por me fytyrë gjithmonë nga kundërshtari. Puna e tij është e pa lodhur dhe i kam thënë në mënyrë te dëshpëruar se dua të qëndrojë deri në fund të sezonit. Cavani e di se sa e respektoj dhe çfarë mendimi kam për të”- u shpreh Ralf Ragnick. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/