Xhevdet Zekaj ka vlerësuar nivelin e treguar në Superkupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Profesori Zekaj është shprehur në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ se kjo finale kaloi edhe nivelin e disa skuadrave të Botërorit. Sipas tij, të vetmit që kanë humbur nga kjo finale janë spektatorët që nuk kishin mbushur stadiumin “Air Albania“.
“Lamë Katarin, por ia kaluam edhe disa skuadrave që ishin atje. Për të mos thënë edhe disa skuadrave VIP. Ndeshja ishte shumë e bukur, me shumë aksione, me shumë shpirt gare, sidomos me golat e shënuar, me mendim të qartë tekniko-taktik. Ishte një garë e lu.ftuar dhe kur gara lu.ftohet fitohet dhe bëhet e bukur. Të humburit janë vetëm spektatorët që nuk kishin mbushur sot “Air Albania”-n. Mendoj se duhet të kishte më shumë. Gjithsesi kjo ndeshja nga ktheu në atë garë që na kishte munguar”, është shprehur Xhevdet Zekaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/