Ia ka falur Bledi Shkembit një “Ferrari”, Munishi: Në garë me traktorë dhe Golf 3 e 4

“Ballkani është një Ferrari”, kështu është shprehur Ismet Munishi, i cili ia ka dhënë çelësat e makinës Bledi Shkëmbit. Menjëherë pas largimit të trajnerit të njohur në Kosovë, presidenti i Ballkanit erdhi në Shqipëri për të mbyllur marrëveshjen me Shkëmbin.

Por Munishi është i sigurt se Bledi ka makinën më të shpejtë në qarkullim. “Ballkanin e kam quajtur Ferrari pasi që në Kosovë nuk ka pasur skuadër që luan aq shpejtë sa Ballkani. Në Superligë sa kam qenë unë trajner ka pasur edhe skuadra Golf 3 e 4, edhe traktora, por jo Ferrari si Ballkani”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *