Shqipëria U-21 ka bërë gjithë shqiptarët krenar në dy ndeshjet e luajtura për kualifikueset e kampionatit europian. Kuqezinjtë e vjetër kanë treguar se janë një brez i artë që premtojnë shumë për të ardhmen. dje Kombëtarja U-21 mori një fitore me shifrat 3-1 kundër Andorrës, ku një meritë ka edhe Xhakomo Vrioni.
Goli i tij ishte i dyti për kuqezinjtë, duke sjellë kështu përmbysjen e rezultatit. Talenti shqiptar që është pjesë e Juventusit nuk e ka shprehur kënaqësinë të shënuarit në portën e kundërshtarëve si dhe për fitoren e arritur. Kur vjen puna te Kombëtarja A, Vrioni nuk e mohon dëshirën për të qenë pjesë e saj, por nuk harron të tregohet edhe modest e i përulur, duke pranuar me kënaqësi edhe ftesën e Shpresave.
“E dinin që Andorra është një ekip që mbyllet shumë mbrapa, në mesfushën e vet. Për këtë ishte e vështirë të gjeje pasin e fundit dhe për të shënuar gol. Gjithsesi patëm shumë durim edhe pasi pësuam gol. Besoj se bëmë një pjesë të dytë shumë të bukur dhe e merituam fitoren. Normalisht për një sulmues goli është i rëndësishëm. Shënova të dytin dhe kemi qenë shumë zotë për të shënuar edhe të tretin. Ia dolëm.
Shpresojmë të gjithë që të jemi pjesë e kombëtares A. Gjithsesi, edhe po të më thërrasë sërish U21 nuk do të jetë problem. Do jap maksimumin edhe këtu. Do kthehem në Itali dhe do vazhdoj stërvitjen. Shpresoj me ekipin e parë, ose me Juventusin U23. Nuk është ndonjë problem”, ka thënë Xhakomo Vrioni, raporton “ABC News”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/