Ilir Shulku, në një intervistë të dhënë për “Ora Sport” në “Ora TV”, e ka vlerësuar me nota pozitive sezonin e zhvilluar nga Shipëria në Ligën e Kombeve. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së tregon se Kombëtarja arriti të dilte e para në grup dhe ky ishte një objektiv i përmbushur. Sa i përket krahasimin me Kosovën, e cila preku edhe fazën “play off” për në Europian përmes këtij kompeticioni, Shulku thekson se dardanët kishin një grup më te lëhtë. Kjo për shkak se luanin në Ligën D, më të ultën në këtë turne.
“Ne dolëm të parët në grup. Po ta them në gjuhë popullore: ‘Ia bëmë yzmetin’. U vlerësuan të gjithë ndeshjet. U fituan shumica e ndeshjeve, dolëm në vend të parë. Kosova kishte një grup më të lehtë që shkoi deri në play off. Ia kemi bërë dhe do ia bëjmë yzmetin të dyja rrugëve (për të shkuar në Europian). E para, që është më rruga më korrekte dhe e drejtë, kampionati”, ka thënë Ilir Shulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/